Punonjësja e fasonerisë infekton familjarët, rritet numri i të prekurve me Covid 19 në Krujë

schedule09:10 - 22 Maj, 2020

schedule 09:10 - 22 Maj, 2020

Dy raste të reja janë konfirmuar pozitive me koronavirus këtë të premte në Kruje, duke e çuar në 31 numrin e të infektuarve.

Gazetari Ahmet Zani raporton për Abc News se dy nga rastet e reja në Krujë janë anëtarët e një familje, në fshatin Halil. Zonja e shtëpisë që punonte në fasoneri ka infektuar familjarët e saj bashkëshortin i cili është dërguar në Tiranë dhe fëmija i tyre. Mjekja infesioniste Mimoza Tali ka theksuar se rastet e fundit të konfirmuara me koronavirus në këtë qytet janë kontakte të rasteve të mëparshme.

Lexo edhe: Shkon në 969 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri

Deri më tani në vendin tonë janë konfirmuar me koronavirus 969 persona, nga të cilët 31 kanë humbur jetën dhe 771 janë shëruar./abcnews.al