Punonjësit e Ujësjellësit të Poçemit futen në grevë urie, kërkojnë pagat e prapambetura

schedule14:43 - 13 Shkurt, 2020

schedule 14:43 - 13 Shkurt, 2020

Ky është stacioni i pompimit të ujit të pijshëm dhe nënstacioni i energjisë elektrike në Poçem prej të cilëve  furnizohet me uje te pijshëm e gjithë Mallakastra dhe energji pjesa me e madhe në Mallakastër. Punonjësit kanë përshkallëzuar protestën duke hyrë në greve urie. Pasi kanë më shumë se dy vite pa marrë pagat.

18 specialistë të këtij stacioni në Poçem nuk kanë marrë pagat prej 27 muajsh. Kërkesat e tyre jo vetëm nuk janë dëgjuar por nga firmat që administrojnë uzinën e Ballshit prej nga ka varësi ky nënstacion, u paralajmëruan edhe shkurtime.

“Lajmi i fundit që na ka ardhur është se tetë veta do të rrinë në punë. Për pagat asgjë”, thotë një prej tyre.

Një muaj më parë punonjësit nisën protestat duke filluar me fikjen e nënstacionit. Kjo shkaktoi ndërprerjen e ujit të pijshëm për 1 orë në gjithë Mallakastrën. Tani mjeti i vetëm për t’i detyruar kompanitë “Bylis’ dhe “Tosk Energy” të shlyejnë detyrimet, është greva e urisë.

Grupi i parë i grevistëve përbëhet nga 7 punonjes ndërsa pritet që të tjeret tai bashkohen grevës gjatë ditëve në vazhdim. Stacioni i pompave të ujit dhe ai i energjisë janë në punë, por nuk dihet sa do të vazhdojnë pasi në rast defekti specialistët nuk do ndërhyjnë./abcnews.al