Punonjësit e një kompanie fasone kanë protestuar ditën e sotme përpara bankës pasi thonë se nuk kanë marrë ende pagën e luftës edhe pse i kanë thënë se janë përfitues të saj.
Ato thonë se banka i kërkon të shkojnë tek tatimet, por nuk kanë ende një përgjigje konkrete se çfarë do të ndodhë me ta.
“Ne me pronarin e firmës jemi shumë në rregull. Sot ne u mblodhën sepse nuk kalon paga. Ne kemi paguar çdo muaj. Banka na thotë të shkonin tek Tatimet.
Na kanë thënë se jemi përfitues por nuk i kemi marrë akoma. Na kanë thënë te Tatimet që e keni përfituar. Nëse banka nuk ka fond te të thotë se nuk ka fond. Lekët i kanë marrë vetëm 76 punëtorë në fazën e parë”, shprehen ata për mikrofonin e Abc News./abcnews.al