Punonjësit e Facebook-ut nuk hyjnë dot në zyra, Zuckerberg humb 7 miliardë dollarë në pak orë

schedule21:52 - 4 Tetor, 2021

schedule 21:52 - 4 Tetor, 2021

Facebook, Instagram dhe WhatsApp janë jashtë funksionit prej disa orësh duke i bërë rrjetet sociale të paarritshme për miliona përdorues. Aksionet në Facebook, i cili zotëron tre rrjetet – ranë me më shumë se 5 përqind ndërsa ndërprerja në mbarë botën vazhdon. Raportohet se stafi i Facebook-ut se nuk ishte në gjendje të hynte në zyrat sot për të vlerësuar problemin pasi kartat e tyre të sigurisë nuk po funksiononin, shkruan abcnews.al.

Redaktorja e teknologjisë e New York Times, Sira Frenkel postoi kohët e fundit në Twitter: “Unë sapo fola në telefon me dikë që punon në FB, i cili më tha se punonjësit nuk mund të hyjnë në ndërtesë këtë mëngjes (me kohën lokale) për të filluar vlerësimin e situatës pasi kartat e tyre elektronike nuk njihen për qasje.”

Në të njëjtën kohë, ekspertët e sigurisë deklaruan për Reuters se problemi ndoshta është shkaktuar nga një kombinim i gabimeve që e bënë “komunikimin” me serverët e Facebook të padisponueshëm për përdoruesit. Kjo mund të jetë rezultat i një gabimi të brendshëm, megjithëse sabotimi nga një faktor i brendshëm është teorikisht i mundur, thonë ata.

Përkundrazi, një hakim i jashtëm konsiderohet më pak i mundshëm. Aksionet e Facebook, e cila ka gati 2 miliardë përdorues aktivë në ditë, ranë me 5.5 për qind të hënën. Kjo do të thotë se themeluesi i kompanisë Mark Zuckerberg – i cili zotëron rreth 14 përqind të firmës – ka parë që pasuria e tij të bjerë me gati 7 miliardë dollarë në pak orë, raportoi Bloomberg. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!