Një kamion i cili transportonte grurë përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, u përmbys mesditën e sotme, duke bërë që i gjithë gruri të shpërndahej në rrugë.
Për shkak të aksidentit u krijuan radhë të gjatë trafiku, ndërkohë që në vendngjarje shkruan edhe punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Ata përdorën lopata dhe eskavatorë për të mbledhur grurin e përhapur në rrugë.
Ndërkohë që sipas policisë shkak i aksidentit u bë humbja e vëmendjes nga ana e drejtuesit të mjetit.