Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Punonjësit e aeroporteve në Kenia paralajmërojnë grevë javën e ardhshme

schedule11:23 - 10 Shkurt, 2026

schedule 11:23 - 10 Shkurt, 2026

Punonjësit e aviacionit në Kenia mund të hyjnë në grevë javën e ardhshme, duke rrezikuar ndërprerjen e operacioneve në aeroportet në mbarë vendin.

Sipas një letre të sindikatës, Sindika e Punonjësve të Aviacionit të Kenias i ka dhënë një njoftim zyrtar shtatëditor Autoritetit të Aviacionit Civil të Kenias (KCAA), duke paralajmëruar nisjen e grevës nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

Në letrën e datës 9 shkurt, sindikata njofton se “të gjithë punonjësit e sindikalizuar të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kenias do të hyjnë në grevë pas përfundimit të afatit shtatëditor”.



Nëse greva realizohet, ajo pritet të shkaktojë vonesa dhe ndërprerje të fluturimeve, duke ndikuar ndjeshëm në trafikun ajror dhe udhëtarët në të gjithë Kenian.

/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!