Punonjësit dy ditë në protestë, Albetrol tërhiqet nga vendimi

schedule17:42 - 6 Maj, 2020

schedule 17:42 - 6 Maj, 2020

Pas dy ditë proteste nga punonjësit,  Albetrol është tërhequr nga vendimi për të ulur pagat si dhe për të shkurtuar punonjësit. Prej dy ditësh punonjësit kanë protestuar para kompanisë, shumica kane mbetur pa paga e të tjerë janë prekur nga shkurtimi në punë.

Sipas një urdhri të departamentit të financave, 1800 punonjes të Albpetrol do të merrin pagesa minimale për prillin. Pak ditë më parë kompania ndërpreu aktivitetin, pasi nafta ka mbetur stok për shkak të pandemisë.

Ndërkohë, vendimi i kompanisë për tu tërhequr vjen pas ndërhyrjes nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Mes të tjerash, ministria jofton, se në dialog edhe me përfaqësuesit e Sindikatës së punonjësve, ka pezulluar procesin e ristrukturimit si dhe i ka rekomanduar shoqërisë një rregullim të brendshëm të nivelit të pagave.

LEXO EDHE: “Gratë e tyre vetëm për të bërë flokët duan 300 mijë lek në muaj”, punonjësit e Albpetrol sërish në protestë

Si rezultat i kësaj ndërhyrjeje është bërë e mundur që:

  • Punonjësit e terrenit, të cilët kontribuojnë për prodhimin, pra naftëtarët dhe specialistët e tjerë,do të vazhdojnë të përfitojnë të njëjtat të drejta në pagë.
  • Asnjë punonjës i Albpetrol të mos humbasë vendin e punës deri në përfundim të situatës së pandemisë së COVID-19.
  • Pezullohet procesi i ristrukturimit dhe të gjithë punonjësit e njoftuar më parë për ndërprerje të marrëdhënieve të punës do të paguhen me pagën e luftës deri në përfundim të periudhës së pandemisë së COVID-19.
  • Reduktimi i pagës deri në 60% është bërë vetëm për administratën e shoqërisë, e cila ka pasur një nivel të lartë page.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!