Prokuroria nis hetimet lidhur me një ngjarje të paprecedentë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Malësinë e Madhe.
Sipas policisë punonjësi ka stakuar energjinë elektrike të një HEC-i privat duke lënë në errësirë për afro 7 orë disa fshatra në këtë njësi administrative, duke përfshirë edhe zonën turistike të Thethit.
Të gjendur para kësaj situate, drejtoria e OSSH Rajoni Shkodër mundësoi furnizimin e zonës me anë të linjës dytësore.
“Punëtori stakon HEC-in privat, mbeten pa drita fshatra të Malësisë së Madhe. Prokuroria nis hetimet për motivet…
Disa zona të Malësisë së Madhe qëndruan dje për afro 7 orë pa energji elektrike pasi HEC-i privat i Ndërlysës pushoi së punuari.
Për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, mbetën pa furnizim zonat e njësive administrative Shalë, Shosh dhe Kir, përfshi dhe zonën turistike të Thethit.
Nga informacionet paraprake mësohet se stakimi erdhi nga vet punëtori i turnit në HEC, arsyet e të cilit po hetohen nga prokuroria.
Të gjendur para kësaj situate, drejtoria e OSSH Rajoni Shkodër mundësoi furnizimin e zonës përfshi dhe Thethin me anë të linjës dytësore nga NST Shkodra1.
Sakaq, sot paradite është bërë e mundur furnizimi nga HEC Ndërlysë.
OSSH u kërkon ndjesë abonentëve të këtyre zonave për këtë anomali të krijuar në furnizimi me energji elektrike”, përfundon njoftimi./abcnews.al