Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Punonjësi pyet Elon Musk në Twitter: A jam pushuar nga puna?

schedule17:04 - 7 Mars, 2023

schedule 17:04 - 7 Mars, 2023

Një punonjës i Twitter i ka bërë thirrje Elon Musk në platformë për të pyetur nëse ai ishte shkarkuar.

Në një postim në Twitter drejtuar shefit ekzekutiv të firmës, Halli Thorleifsson tha: “Drejtori juaj i burimeve njerëzore nuk është në gjendje të konfirmojë nëse jam i punësuar apo jo”.

Musk u përgjigj duke pyetur: “Çfarë pune keni bërë?”

Thorleifsson i tha BBC-së se nëntë ditë pasi u bllokua nga llogaritë e Twitter, ai nuk e dinte nëse ishte shkarkuar apo jo.

Pas një sërë pyetjesh dhe përgjigjesh me Musk, të cilat lexoheshin si një intervistë e drejtpërdrejtë për punën e tij, Thorleifsson tha se mori një email që konfirmonte se ishte shkarkuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!