Punonjësi i policisë në Fier shkon me plagë plumbi në spital: Ndodhi aksidentalisht

schedule22:43 - 25 Dhjetor, 2020

schedule 22:43 - 25 Dhjetor, 2020

Një punonjës policie në Fier ka shkruar në spital me plagë plumbi. Mënyra sesi 39-vjeçari Kleodian Lamaj është plagosur mbetet ende e paqartë për policinë.

Vetë 39-vjeçari, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, është shprehur se është vetëplagosur aksidentalisht. Grupi hetimor në bashkëpunim me SHÇBA dhe Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË

Informacion paraprak

Sot rreth orës 21:20, në spitalin e Fierit, ka shkuar i plagosur me armë zjarri në këmbë në rrethana ende të paqarta, punonjësi i policisë K. L., 39 vjeç, banues në Fier, (punonjës i Komisariatit të Policisë Peqin), i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Punonjësi i policisë paraprakisht ka deklaruar se është vetëplagosur aksidentalisht. Grupi hetimor në bashkëpunim me SHÇBA dhe Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!