Punonjësi i OKB mbahet peng, Al Kaeda publikon videon

schedule08:18 - 4 Shtator, 2022

schedule 08:18 - 4 Shtator, 2022

Al Kaeda ka publikuar një video që tregon një punonjës të Kombeve të Bashkuara të rrëmbyer në Jemen, në muajin  në shkurt. Kështu ka bërë të ditur instituti amerikan SITE, i specializuar në monitorimin e veprimtarisë së organizatave ekstremiste, kryesisht në internet.

OKB – ja kishte njoftuar në shkurt se pesë nga punëtorët e saj që ktheheshin në Aden pas një “misioni në terren” ishin rrëmbyer në provincën Abyan.

Jemeni është goditur nga konflikti i armatosur që nga viti 2014 midis forcave qeveritare, të mbështetura nga një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite fqinje, dhe rebelëve shiitë Houthi, të mbështetur nga Irani. Organizata të ndryshme të armatosura, veçanërisht Al-Kaeda, veprojnë gjithashtu në vend.

Në video, një burrë që thotë se emri i tij është Akam Sofiol Anam, dhe sipas SITE është “Drejtori i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara” në Jemen, i lutet punëdhënësit të tij që të plotësojë kërkesat e grupit xhihadist, të cilat ende nuk dihen.

Pengu thekson se jeta e tij dhe e kolegëve është në rrezik dhe shton se vuan nga “një problem shumë i rëndë shëndetësor që kërkon kujdes urgjent” . /abcnews.al