Punonjësi humbi jetën në punë, arrestohet administratori i fasonerisë në Thumanë

schedule09:55 - 22 Qershor, 2023

schedule 09:55 - 22 Qershor, 2023

Policia ka vënë në pranga administratorin e fasonerisë në Thumanë, ku ditën e djeshme humbi jetën një 33 vjeçar teksa ishte duke punuar. Punonjësi humbi jetën tragjikisht pasi u godit nga një tranxhe. ABC News mëson se i riu është prerë aksidentalisht nga pajisja që ndodhej në fasoneri.

LEXO EDHE: U pre nga një pajisje brenda fasonerisë, detaje të reja për vdekjen e 35 vjeçarit në Thumanë

48 vjeçari Fredi Kalesha akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin F. K., 48 vjeç, banues në Krujë, administrator i një fasonerie në Fushë Thumanë, pasi ditën e djeshme, në këtë fasoneri, shtetasi T. D., 33 vjeç, duke punuar me një makineri, është goditur nga një pjesë e makinerisë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!