Punonin për agjencitë e huaja të inteligjencës, Irani arreston 10 spiunë

schedule14:58 - 13 Tetor, 2021

schedule 14:58 - 13 Tetor, 2021

Irani ka arrestuar 10 persona nën akuzat e spiunazhit, pas vëzhgimit të vazhdueshëm në provincën Bushehr. “Këta persona kanë punuar për vendet në rajon, shërbimet e inteligjencës të të cilëve kanë vepruar si bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të agjencive spiune të vendeve armiqësore”, thuhej në raport.

Sipas këtij raporti, mediat vendëse raportojnë se i referohen vendeve armike të Iranit si Izraeli dhe SHBA-ja. Në provincën Bushehr ndodhet termocentrali i vetëm bërthamor i Iranit që u ndërtua në vitin 2011 me ndihmën e Rusisë.

Irani gjatë muajit korrik arrestoi anëtarët e një grupi të lidhur me agjencinë e inteligjencës Mossad të Izraelit. Ndërkohë, në vitin 2019, Irani arrestoi 17 iranianë të akuzuar për spiunazh për Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA) të SHBA-së dhe disa prej tyre ishin dënuar me vdekje./abcnews.al