“Punojnë më pak”, shefat të pakënaqur nga puna në distancë

schedule09:18 - 14 Dhjetor, 2021

schedule 09:18 - 14 Dhjetor, 2021

Shefi i një firmë në Angli është shprehur i pakënaqur me udhëzimet e reja për të punuar nga shtëpia, pasi sipas tij stafi punon më pak kur nuk janë të pranishëm në zyra. Andrew Monk i VSA Capital i quajti rregullat frustruese dhe jokonsistente, shkruan BBC

Por disa punonjës ndiheshin më të sigurt të punonin nga shtëpia pas përhapjes së variantit Omicron. Rreth 37% e të rriturve që punojnë në Mbretërinë e Bashkuar kanë punuar nga shtëpia që në vitin 2020, duke sugjeruar që shumë punonjës të vijës së parë nuk do të ndikohen nga rregullat e reja.

Gjithashtu për shkak se shumica po punojnë nga shtëpia, ka pasur një rënie prej 20% në transportin publik në krahasim me një javë më parë. Ndërkohë, numri i pasagjerëve në metronë e Londrës ra me 18% krahasuar me javën e kaluar Në Londër, përdorimi i transportit publik nga 72% dy javë më parë ra në 60%. Në Birmingham ra nga 87% në 55%, Bristol nga 60% në 41%, dhe Leeds nga 74% në 43%, raporton abcnews.al

Joseff Saunders është një shkencëtar në Plymouth dhe punon me një ekip prej 8 vetash. Ai tha se puna nga shtëpia ishte më e thjeshtë por më e vështirë kur duhej të merrje vendime apo mbështetjen e kolegëve. Bizneset që mbështeten te klientët, të tilla si kafenetë dhe baret, kanë kritikuar gjithashtu rregullat, të cilat ata thonë se do të rezultojnë në një rënie të madhe të ekonomisë.

Firma elektronike Dyson, për shembull, ka kërkuar gjithashtu disa nga stafi i saj i IT dhe kërkimit që të punojnë në zyra. Në një deklaratë, firma tha se disa nga punonjësit e saj kishin ende nevojë të udhëtonin për “arsye praktike, konfidencialiteti dhe sigurie”.

Ndërkohë, Konfederata e Industrisë Britanike (CBI) ka paralajmëruar ministrat kundër “një mentaliteti bllokimi”. Drejtori i përgjithshëm i CBI, Tony Danker tha se duhet të hiqen udhëzimet e punës nga shtëpia. Megjithatë, firma të tjera miratuan me sukses modelet hibride të punës përpara se të miratohej vendimi i fundit. Disa punonjës thanë se ndiheshin të lumtur pasi ndihen më të sigurt duke punuar në distancë ndërsa Covid vazhdon të përhapet, raporton abcnews.al

Jenny Watts, e cila punon në shërbimet financiare në Bradley Stoke, tha: “Unë ndihem më e sigurt duke punuar nga shtëpia dhe jo duke lëvizur.

“Njerëzit mbyllin dritaret e autobusit pasi është ftohtë, nuk ka hapësirë ​​ dhe shumica nuk mbajnë maska.”

Phil Foster, shefi ekzekutiv në Love Energy Savings, një shitës me pakicë i energjisë me bazë në Bolton, tha për BBC-në se shumica e punonjësve preferonin të punonin në shtëpi. Sipas një sondazhi, me 290 punonjës të firmës, 60% thanë se dëshironin të punonin nga shtëpia. Disa kanë paralajmëruar se puna nga shtëpia mund të ndikojë në shëndetin mendor.

A mund të më detyrojë shefi im të punoj në zyrë?

Punonjësit të cilët mendojnë që vendi i tyre nuk është i sigurt kanë të drejtë të shprehin shqetësimet e tyre. Edhe nëse punonjësit punojnë nga shtëpia, punëdhënësi e ka për detyrë ti sigurojë  ata Që të punojnë në mënyrë të sigurt.

Kjo mund të nënkuptojë kontrollet kur ata vijnë në zyrë dhe largohen dhe gjithashtu të sigurohen që punonjësit të marrin pushimin e drekës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!