Punoi në fushë gjithë ditën, emigranti 27-vjeçar vdes duke u kthyer me biçikletë në shtëpi

schedule14:48 - 25 Qershor, 2021

schedule 14:48 - 25 Qershor, 2021

Një emigrant 27-vjeçar nga Mali në Itali ka humbur jetën, teksa po kthehej në banesë me biçikletë. Mediat italiane raportojnë se Camara Fantamadi, vdiq teksa ishte duke udhëtuar me biçikletë në rrugën provinciale që lidh Tuturano me Brindisi.

Sipas të dhënave, i riu kishte punuar në fushë për shumë orë gjatë ditës. Autoritetet po hetojnë nëse vdekja ka ardhur për shkak të temperaturave të larta që kanë tejkaluar 40 gradë.

Ishin banorët e zonës që panë të riun teksa u shemb në tokë dhe njoftuan menjëherë ambulancën. Ndonëse iu dha ndihma e shpejtë  27-vjeçari nuk mundi të shpëtojë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!