Punimet në Qukës-Qafë Pllocë/ Balluku: Segmenti parashikohet të dorëzohet në muajin mars 2025

schedule13:14 - 11 Tetor, 2023

schedule 13:14 - 11 Tetor, 2023

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar nga afër punimet në segmentin numër 3 të aksit rrugor Qukës – Qafë Plloçë.

Ka shumë rëndësi që të tre kantieret po ecin ashtu siç duhet. Fakti që financimi tashmë është zgjidhur, ka kaluar të gjitha etapat edhe aprovimin e parlamentit do të thotë që nuk e kemi pengesën financiare. Sigurisht gjeologjia këtu do të vazhdojë të jetë sfiduese, pasi duket edhe vetë gjatë punës në këtë kantier, por fakti që në dy lotet e tjera ne kemi ecur me hapa të qëndrueshëm, se nuk është rasti për të thënë këtu me hapa të shpejtë, tregon që problematikat arrijnë të mitigohen”, tha ajo.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë theksoi se sa kontratat parashikojnë edhe afatin e përfundimit të kësaj vepre, duke theksuar se edhe në këtë projekt, ashtu sikundër në projektet e tjera infrastrukturore, synimi është përfundimi i tyre para afatit.

Kantieri i segmentit të tretë ka filluar nga puna dhe njëherë dhe tashmë me hapa të shpejtë pasi parashikohet që ky segment të dorëzohet në muajin mars 2025. Ndërkohë që dy segmentet e tjera, segmenti i parë dhe segmenti i dytë që ndodhen në një ecuri mbi 75% parashikohen që të dorëzohen në dhjetor të 2024”, u shpreh Balluku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!