Punimet në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, Rama: Hap rrugën për investim në godinën qendrore

schedule08:25 - 5 Janar, 2023

schedule 08:25 - 5 Janar, 2023

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa fotografi nga përmbyllja e fazës së parë të ndërtimit të ri në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se ky ndërtim i ri do të hapë rrugën për investimin në godinën qendrore.

Mirëmëngjes! Dhe me punimet për përmbylljen e fazës së parë të ndërtimit të ri në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, që do t‘i hapë rrugë investimit në godinën qendrore, e cila do të rilindë duke ruajtur arkitekturën historike, për të garantuar standardin më të mirë të shërbimit për nënat dhe fëmijët, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!