Punimet në bulevardin e Sarandës, banorët: Fusha shpk. po dëmton vijën bregdetare

schedule11:55 - 25 Maj, 2020

schedule 11:55 - 25 Maj, 2020

Qytetarët e Sarandës janë të shqetësuar në lidhje me punimet që po bëhen në Bulevardin kryesor të qytetit, që kanë nisur para një viti, ku në garë kanë marrë pjesë 3 kompani ku fituese ka dalë Fusha shpk.

Me nisjen e punimeve banorët kanë protestuar, pasi pretendojnë se u është dëmtuar vija detare.

Gazetarja Silvia Sulaj raporton për Abc News se kjo është një ndër problematikat më të mëdha të qyterëve të Sarandës, të cilët në momentin e nisjes së punimeve kanë protestuar dhe pse nuk janë marrë parasysh.

Ndërkohë në një moment punimet kishin ngecur ngecje, por pas rifillimit të tyre tashmë qytetarët u përqëndruan në një tjetër pikë shqetësuese, pasi pas ndryshimit të plan projektit ato pretendojnë se deti është mbushur me gurë.

Ato janë të shqetësuar se jo vetëm nuk do të kenë një plazh publik por tashmë bregdeti do të mbushet me gurë.  Ndër të tjera theksohet se qytetarët bëjnë me dije se me këto punime po bëhet një akt makabër. /abcnews.al