Punëtori u rrëzua dhe përfundoi te Trauma, arrestohet pronari i banesës në Pogradec

schedule09:11 - 24 Qershor, 2021

schedule 09:11 - 24 Qershor, 2021

Policia e Pogradecit ka arretsuar pronarin e një banese, pasi dje u rrëzua një punëtor, teksa ishte duke punuar. Ngjarja ndodhir në fshatin Hudënisht, ku gjatë punës u dëmtua R. L., 58 vjeç.

Për pasojë policia ka arretsuar sot pronarin Sh. P., 47 vjeç, banues në Tiranë. ndërkohë i dëmtuari ndodhet në spitalin e Traumës dhe po merr trajtim mjekësor.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pronari i banesës, në të cilën dje, gjatë punës, u dëmtua një punëtor.

Në vijim të veprimeve procedurale të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Hudënisht, Pogradec, ku gjatë punës u dëmtua shtetasi R. L., 58 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. P., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë punimeve në banesën e tij (e pajisur me leje ndërtimi dhe dokumentacion të rregullt) është rrëzuar nga shkallët 58-vjeçari, i cili mori dëmtime në kokë dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!