Një 66-vjeçar, me detyrë teknik në një firmë është arrestuar këtë të enjte nga policia në Tiranë.
Arrestimi i tij u krye, pasi në Lundër, dyshohet se për shkak së mungesës së sigurimit teknik në punë, ka rënë nga lartësia e objektit ku ishte duke punuar një 42-vjeçar.
Ngjarja e rëndë ndodhi të mërkurën, ku 42-vjeçari, si pasojë e plagëve të marra, humbi jetën në spital.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al