Punëtori bën “kërdinë” në Francë, vjedh nga bodrumoi verëra me vlerë gjysmë milioni euro

schedule19:14 - 22 Shkurt, 2024

schedule 19:14 - 22 Shkurt, 2024

Një punonjës i bodrumit që shiste verëra Burgundy besohet se ka vjedhur më shumë se 7000 shishe nga punëdhënësit e tij, me një vlerë totale prej gjysmë milioni eurosh, thanë sautoritetet gjyqësore franceze. Kjo vjedhje është një nga më të mëdhatë në historinë e verërave franceze.

I dyshuari 56-vjeçar u arrestua dhe u dërgua në paraburgim në pritje të gjykimit të tij në verë, tha prokurori i Dijonit, Olivier Karakots.

Burri besohet se ka vjedhur “mijëra shishe, gjatë viteve” nga kantinat ku ai punonte në Beaune, në zemër të rajonit të famshëm të verërave të Francës. Në shtëpinë e tij u gjetën rreth 7000 shishe.

Sipas gazetës lokale Saône-et-Loire, e cila zbuloi rastin, 56-vjeçari është “kapur” nga kamerat e sigurisë duke vjedhur katër shishe. Pas padisë nga punëdhënësi, ai u arrestua dhe u kontrollua shtëpia e tij. Aty u gjetën shumë bodrume vere dhe mijëra shishe, ndër të cilat pronari i dyqanit të verës njohu të tijat. Të tjerët vinin nga dyqane të tjera ku 56-vjeçari kishte punuar për 15 vitet e fundit.

I dyshuari ka mbuluar edhe muret e bodrumit në shtëpinë e nënës së tij me shishe verë.

Çmimi i çdo vere, si ajo e famshme Vosne-Romanée, mund të kalojë 1000 euro. Megjithatë, autori duket se i ka mbledhur për vete pasi deri më tani nuk ka prova që ai ka shitur qoftë edhe një shishe, tha prokurori./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!