Punëtori 30-vjeçar ra nga pallati në ndërtim/ Vlorë, një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë

schedule10:05 - 21 Nëntor, 2024

schedule 10:05 - 21 Nëntor, 2024

Leonidha Capi është arrestuar dhe V. Gavana është proceduar në gjendje të lirë për ngjarjen e së mërkurës, ku një 30-vjeçar ra nga lartësia në pallatin ku po punonte.

Burime nga policia kanë konfirmuar se po vijojnë hetimet.

Ndërkohë, 30 vjeçari prej së mërkurës, pas ndihmës mjekësore në Spitalin e Vlorës, është dërguar për mjekim të specializuar tek Spitali i Traumës në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për rënien e një punëtori nga kati i katërt i një pallati në ndërtim, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin Leonidha Capi. 42 vjeç, banues në fshatin Babicë e Vogël, me detyrë administrator i firmës që po kryente punimet për ndërtimin e këtij pallati, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. Gavana 70 vjeç, me detyrë inxhinier zbatues në këtë firmë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se punëtori, shtetasi A. Sh., 27 vjeç, ka rënë aksidentalisht nga kati i katërt i pallatit në ndërtim, gjatë përdorimit të një makinerie për të cilën nuk ishte i trajnuar. 27-vjeçari po merr mjekim në Spitalin e Traumës.

/abcnews.al