Punëtorët e HEC-eve në Ulëz që janë larguar nga puna, dalin në protestë

schedule17:43 - 31 Maj, 2021

schedule 17:43 - 31 Maj, 2021

Dava Lleshi që 18 vjec ka punuar në Hecin e Shkopetit. Për të shkuar në punë udhëtonte çdo ditë në këmbë nga fshati Bushkash tek Heci. Pas 32 vitesh ajo ka mbetur pa punë.

“Ecja 15 km në këmbë për në punë, kam qenë punëtore e rregullit. Ai na hoqi nga puna ne mekanikët”

Është e vetmja që punonte në familje.

“Jam vetë i pesti mbaja familjen me bukë. Bëj thirrje të na kthejë tek puna”.

Kompania Kurum prej disa ditësh ka vendosur të shkurtojë nga puna shumicën e punonjësve të dy HEC-eve të Shkopetit dhe Ulzës.

Të larguarit dhe familjarë të tyre kanë protestuar sërish tek Heci. Kërkuan të kontaktojnë me drejtuesit por njëri prej tyre kur pa hyrjen e bllokuar u kthye mbrapsht dhe nuk I takoi.

Keqardhje për largimin e kolegëve nga puna shpreh dhe një punonjëse që ka dalë në pension.

Në mbështetje të tyre kanë dalë dhe sindikalistët që thonë se është shkelur kodi I punës.

Kjo është protesta e tetë që mbahet nga punonjësit e larguar nga puna nga Kompania Kurum. Ata thonë se në ditët në vijim do të dalin me vendime të tjera më të forta. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!