Punëtor me profil të ulët! Si i zbuluan agjentët në Itali shqiptarit 21 kg heroinë brenda në shtëpi

schedule16:01 - 27 Shtator, 2020

schedule 16:01 - 27 Shtator, 2020

Një punëtori shqiptar në Milano, i cili mbante një profil të ulët, pa ngjallur shumë dyshim gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur 21 kg heroinë. Shqiptari i arrestuar është 48-vjeç.

Të premten pasdite, agjentët vunë re një furgon në tranzit me një burrë në bord, i cili ndaloi në rrugë duke pritur dikë. Pas pak, mbërriti një burrë tjetër i cili hipi në automjet dhe më pas zbriti pas disa çastesh dhe hyri në një ndërtesë duke humbur gjurmët” policia italiane thotë se kjo lëvizje ngriti dyshime te agjentët.

Agjentët ndaluan furgonin duke e kapur shoferin me 10 gr kokainë. Përgjigja e tij ishte se e kishte për përdorim personal, por agjentët nuk hoqën dorë. Gjatë kontrollit ata zbuluan disa çelësa për të cilët heshti, por agjentët arritën brenda apartamentit të tij duke gjetur 43 pako me heroinë me peshë 21 kg.

U gjetën gjithashtu 2.5 kg përzierës, material ambalazhi, presa dhe 5,000 euro. Shqiptari kishte në Itali për më shumë se 20 vjet, ishte pa precedent dhe punonte në një kompani si punëtor ndërtimi duke u maskuar me kujdes, por në fund u zbulua./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!