“Punëtor i dalluar”/ Ish-zyrtari i burgut i bëri 2 herë letrat për ta liruar, kush është “i forti i Vlorës”?

schedule14:08 - 11 Nëntor, 2021

schedule 14:08 - 11 Nëntor, 2021

Ish-Shefi i Sektorit Ligjor të Burgut të Peqinit Gani Shehu është arrestuar sot pasi ka tentuar 2 herë përmes falsifikimit të dokumenteve që të favorizojë të dënuarin Viktor Ymeri, me qëllim lirimin sa më të shpejtë të tij.

Ish-shefi juridik Gani Shehu herën e parë i kanë shtuar më shumë orë pune të dënuarit, Viktor Ymeri, personazh i njohur në botën e krimit, në mënyrë që të përfitonte lirinë sa më shpejtë.

Lexo edhe: Falsifikoi dokumentet për të liruar Viktor Ymerin, arrestohet ish-shefi juridik në Burgun e Peqinit

“I forti i Vlorës” bëri 25 vite burg për vrasjen e Arben Pajës dhe Ilir Xhungës. Lidhur me këtë ngjarje, pasi vuajti dënimin Ymeri u lirua nga burgu në 2019, por u rikthye sërish në burg në dhjetor të 2020, pasi SPAK rihapi hetimet për dy ekzekutimet e bujshme në 2005, të Vajdin Lame dhe Klodian Saliu. Ymeri është shpallur fajtor si një ndër autorët e kësaj vrasje. be.k/abcnews.al