Tregu i punës në Shqipëri ka mbyllur vitin me tregues optimist. Sipas të dhënave të INSTAT, viti 2025 u mbyll me shifra mjaft pozitive ndërsa papunësia ka regjistruar nivelin 8.3% nga 8.8% që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Papunësia ka pësuar një rënie 0,5 pikë përqindjeje në raport me fundin e vitit 2024 për popullsinë 15 vjeç e lart.
Sektori i turizmit vijon të konfirmohet një prej shtyllave më të rëndësishme të ekonomisë shqiptare ndërsa pasi peshën kryesore të punësimit në vend. Sipas Të dhënave të INSTAT në fund të vitit 2025 shërbimet kanë dhënë kontributin kryesor në punësim me rreth 6.5%,ndërsa bujqësia dhe industria vijojnë të japin tregues negativ.
Vlerësimet e INSTAT nxjerrin në pah se në tremujorin e katërt të vitit 2025 numri i personave të punësuar në Shqipëri arriti rreth 1.17 milionë persona, ndërsa numri i të papunëve rezultoi rreth 106 mijë persona.
Po ashtu sipas raportit të INSTAT, në tremujorin e katërt të vitit 2025, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar ishte rreth 87 mijë lekë dhe nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë rezulton se është rritur me 4.3%.
Profesionet që vijojnë të paguajnë më mirë në vend rezultojnë se janë
aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit, me pagë mesatare mbi 173 mijë lekë dhe Informacioni dhe komunikacioni, me mbi 131 mijë.
Rritja më e vogël ishte në aktivitetin Arte, argëtim dhe çlodhje; Aktivitete të tjera shërbimi, prej 2,2 %./abcnews.al


