Punësimi në bujqësi/ Dibër, 35 vjeçari ka mbjellë dhjetëra dynym me pemë frutore: Nuk përdorim kimikate, shqetësim mungesa e tregut

schedule15:39 - 28 Shtator, 2024

schedule 15:39 - 28 Shtator, 2024

Dita e Miklovanit nga fshati Kukaj i Dibrës nis me lindjen e diellit.

Që herët në mëngjes 35 vjeçari shkon në tokat e tij duke u kujdesuar për dhjetëra dynym të mbjella me pemë të ndryshme frutore.

Këtë muaj puna është përqendruar te plantacionet me mollë.
Është koha e vjeljes.

Miklovani tregon se përpiqet që prodhimi të jetë cilësor duke mos përdorur kimikate përveç atyre që mbrojnë frutat nga kalbja dhe insektet.

Prodhimi ndër vite ka qenë i mbarë por shqetësim për fermerin nga Dibra është mungesa e tregut dhe çmimi i lirë në shitje i frutave.
Një kilogram mollë thotë se e shet me 30 ose 40 lekë.

Ky është shqetësim edhe për banorë të tjerë të fshatit një pjesë e të cilëve kanë zgjedhur që t`i lënë tokat djerrë.

Fshatrat e Dibrës janë të njohur për prodhimin e mollëve dhe qershive cilësore, prodhim që shitet kryesisht në tregun vendas./abcnews.al