“Punëdhënësi, baba i tre fëmijëve i kërkonte favore seksuale..”, avokatja tregon çfarë ndodhi me të renë në Tiranë

schedule09:22 - 28 Tetor, 2019

schedule 09:22 - 28 Tetor, 2019

Avokatja e njohur Denisa Daka rrëfen përmes një postimi në Facebook një fenomen të përhapur në vend, siç është kërkimi i favoreve seksuale në këmbim të vendit të punës.

Ajo publikoi rastin e një vajze të re që nuk guxoi të vijonte betejen me punëdhënësin e saj, baba i tre fëmijëve, i cili i kërkonte favore seksuale për ta mbajtur në punë.

“Me tregoi se jo për të parën herë ish shantazhuar nga punëdhënësi i saj, baba i tre fëmijëve, ndërsa ky i fundit i kërkonte pareshtur që krahas punës duhet të plotësonte dhe dëshirat e tij seksuale për të mund të siguruar pagën aty. Ky makth kish zgjatur për disa muaj rradhazi ndërsa e reja kish vendosur paskësaj të braktiste vendin e punës, mundësinë për të mbijetuar e vetme këtu në Tiranë sakaq”- shkruan avokatja.

<b>Postimi i Avokates Denisa Daka </b>

Një vajze e re, pothuaj në moshën e vajzês sime, ish shantazhuar prej muajsh nga punëdhënësi i saj.

I duhej të studionte e të punonte njëkohësisht, pasi familja nuk mund ta suportonte financiarisht.

Me tregoi se jo për të parën herë ish shantazhuar nga punëdhënësi i saj, baba i tre fëmijëve, ndërsa ky i fundit i kërkonte pareshtur që krahas punës duhet të plotësonte dhe dëshirat e tij seksuale për të mund të siguruar pagën aty.

Ky makth kish zgjatur për disa muaj rradhazi ndërsa e reja kish vendosur paskësaj të braktiste vendin e punës, mundësinë për të mbijetuar e vetme këtu në Tiranë sakaq.

Kërkoi të niste një proçes gjygjësor kundra punëdhënësit të saj, por pasi u njoh me proçedurat që do të ndiqeshin kundra tij, frikur nga pasojat u tērhoq të vijonte betejën ligjore, bërë një grusht përballë meje, nga hutimi e dhimbja bashkë.

Dhjetra mesazhe të printuara nga tel i saj për këtë qëllim i digjnin duart e zemrën bashkë kësaj njomëzake e cila sapo kish nisur me dëshirë e kureshti rrugëtimin e saj..

Nuk kish guxuar ta ndante me askënd këtë makth, nga frika se do të paragjykohej a do të humbte lidhjen me familjen a miqtë e saj.
Janë me dhjetra raste në fakt, kur vijimi i kontratës së punës kushtëzohet me marrëdhēnie seksuale.

Të pashpresa, të dhunuara, pa përkrahje posaçërisht, përgjegjëse në shumë raste për jetën e familjarëve të tyre, shumë gra dhe vajza i nënshtrohen pa dëshirë këtyre kushteve, për të mund të siguruar mbijetesën kryesisht.

Në një vend të egër si ky yni, gratë e vajzat me një historik dhune posaçërisht, të tjera tē braktisura nga familja a në nevojë ekstreme, me një barrë detyrimesh mbi supe, vijojnë “kontraten” me bosat e tyre të cilët kutërbojnë era urinë e parfum bashkë, duke mos patur asnje alternative tjeter.

Të pafuqishme për të denoncuar, me zemër të thyer e shpirt ndër dhëmbë, kujtojnë se përveç bukës së munguar në sofër, shantazhet apo presionet, kanosje e hapur për jetën, mund t’u marrin jetën sejcilës.

Nëse rrëmon në arkivat e komisariateve, mund të gjesh me qindra kallzime ndër vite depozituar per kete qellim, të cilat pasi flene për muaj me rradhë në sirtarët e akuzës, arshivohen e mbyllen njëra pas tjetrës “për mungesë provash” kryesisht..

Një tjetër njomëcake sot, vendosi të heshtë pêrfundimisht para fatit të saj të trishtë..