Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Punë të mbarë e gëzuar ditëlindjen”, ironizon Hasani: E ardhmja jonë është në BE

schedule20:29 - 15 Tetor, 2024

schedule 20:29 - 15 Tetor, 2024

Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani thotë se e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Evropian.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Hasani u shpreh se kush mendon ndryshe, i uron punë të mbarë, duke iu referuar opozitës dhe kreut të PD, Sali Berisha.

Hasani i uroi edhe ditëlindjen Berishës, ku ky i fundit, deklaroi se nuk është ditë gëzimi për Shqipërinë, hapja e grup kapitujve me Bashkimin Evropian.

“Pjesa e diskurit politik, përfitimit apo humbjeve politike, mendoj se nuk duhet të përfshihet fare këtu. Është moment deçiziv për të gjithë ne që të arrijmë të kuptojmë që e ardhmja jonë është e ardhmja në Bashkimin Evropian. Kushdo që e mendon ndryshe, e mendon në mënyrë refraktare, e  mendon në komente të cilat janë paksa jo të përshtatshme. I uroj punë të mbarë dhe gëzuar ditëlindjen”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!