Dy vëllezër u sulmuan të shtunën nga një pumë në Sierra Nevada, në veri të Kalifornisë, ku si pasojë e së cilës më i madhi u vra dhe i dyti u plagos rëndë.
Sipas një përditësimi nga zyra e sherifit të qarkut, 18-vjeçari u nda nga vëllai i tij gjatë sulmit dhe arriti të thërrasë për ndihmë pavarësisht se pësoi lëndime të rënda në kokë.
Pak më vonë, policia ka pikasur kafshën sipër trupit të 21-vjeçarit dhe kanë qëlluar me armë për ta trembur.
Ndonëse nxituan për t’i dhënë ndihmë, riu tashmë kishte vdekur. Ndërkohë, 18-vjeçari i plagosur iu nënshtrua operacioneve të njëpasnjëshme dhe sipas burimeve spitalore është jashtë rrezikut për jetën.
/abcnews.al