Puigdemont – Rajoyt: Do shpall pavarësinë nëse pezullon autonominë

schedule11:39 - 19 Tetor, 2017

schedule 11:39 - 19 Tetor, 2017

Pas skadimit të ultimatumit të vendosur nga madridi për Katalonjën, presidenti i rajonit Puigdemont u shpreh se nëse rajonit i hiqet autonomia atëherë do të shpallë pavarësinë. Qeveria spanjolle pritet që të pezullojë autonominë e rajonit në mbledhjen e jashtëzakonshme të së shtunës

Puigdemont, presidenti rajonit të Katalonjës i ka dërguar një letër – përgjigje kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy ku theksohet se do të shpallë pavarësinë nëse mungon dialogu dhe nëse Madridi do të aktivizojë artikullin 155 të kushtetutës spanjolle për pezullimin e autonomisë së Katalonjës. Letra është reagimi ndaj ultimatumit të Madridit i skaduar në orën 10 të paradites së të enjtes. Ndërsa Madridi konfirmoi se të shtunën do të ketë një mbledhje të jashtëzakonshme qeverie

Pas një mbledhjeje të shkurtër me drejtuesit e partisë së tij, Puigdemont në letrën e tij e cila sipas mediave katalanase është më e shkurtër se ajo e para, këmbëngul për dialogun dhe negociatave pa presione të mëtejeshme ndaj atyre që duan pavarësinë e rajonit.

presidenti katalanas shton ndër të tjera se aktualisht shpallja e pavarësisë është lënë pezull, por do të aktivizohet nëse Madridi nuk tregon vullnet për dialog.

Nga ana e saj qeveria spanjolle konfirmoi mbledhjen e së shtunës ku vendimi do të jetë aktivizimi i artikullit 155 i kushtetutës spanjolle në mënyrë që të rivendoset rendi në Katalonja. Këshilli i ministrave në Spanjë do të vendosë dhe për masat që do të merren për të mbrojtur interesin e përgjithshëm të spanjollëve dhe në mënyrë të vecantë të katalanasëve. Vendimet më pas do dërgohen në senat për miratim ku dhe pritet të vendoset pezullimi i autonomisë së rajonit

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!