Publikoi pamjet e aksidentit të teleferikut, “lumë” kritikash ndaj Rai-it në Itali

schedule15:20 - 17 Qershor, 2021

schedule 15:20 - 17 Qershor, 2021

Televizioni publik italian Rai është përballur me kritika të forta për transmetimin e pamjeve të aksidentit fatal me teleferik që humbën jetën 14 njerëz.

Në pamjet e transmetuara shihet kabina pranë ndalesës së saj të fundit, para se të ngrihej papritur, pastaj është përplasur për toke.

Prokuroria e çështjes foli për “papërshtatshmërinë absolute” të publikimit të pamjeve. Drejtori i Rai TV tha se ishte thellësisht i tronditur nga vendimi për ti transmetuar.

Pesë familje ishin në bordin e teleferikut kur u përplas. Mes viktimave ishin edhe dy fëmijë, përcjell abcnews.al.

Pesë vjeçari Eitan Biran është i mbijetuari i vetëm kur kablli kryesor që mbante teleferikun u këput në 23 maj. Ai humbi prindërit dhe vëllain e tij dy vjeç, me origjinë nga Izraeli, si dhe gjyshërit e tij. Prokurorët thonë se frena e urgjencës, e cila mund të kishte parandaluar aksidentin, ishte çaktivizuar qëllimisht.

Pamjet CCTV  u shfaqën në kanalin italian Rai 3. Ato janë ripublikuan plotësisht ose pjesërisht nga disa media të tjera italiane.

Prokuroria Olimpia Bossi tha në një njoftim për shtyp se megjithëse të dyshuarit në çështje ishin në dijeni të ekzistencës së videove, të afërmit nuk ishin informuar dhe transmetimi i pamjeve ishte i ndaluar.

Vuajtjet e familjeve të viktimave, tha ajo, “nuk mund dhe nuk duhet të përkeqësohen më tej nga veprime të tilla”. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!