Publikoi foton e rëndë, deputetja merr përgjegjësinë

schedule15:20 - 17 Maj, 2019

schedule 15:20 - 17 Maj, 2019

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina pranon se mund te jete manipuluar dhe fotoja qe ajo paraqiti dje ne parlament mund te jete e sajuar. Brovina u thirr sot ne prokurorinë speciale, ku u mor ne pyetje lidhje me rastin.

Në një deklaratë për mediat, pas sqarimeve të dhëna në prokurori, deputetja e PDK vendosi të marrë të gjithë përgjegjësinë duke thënë se nuk e kishte verifikuar mirë fotografinë para se ta publikonte. Ajo madje ka kërkuar dhe falje për situatën e krijuar kur publikoi një fotografi që u pretendua se tregonte një skenë përdhunimi të një gruaje kosovare nga serbet gjatë luftës.

Brovina u shpreh e zhgënjyer pasi nuk e kishte besuar asnjëherë që një dëshmi e tillë të mos ishte e saktë. Ajo theksoi se tashmë u takon organeve të shtetit të verifikojnë origjinalitetin e saj.

Brovina tregoi se fotoja i ishte dërguar në një zarf që në 2003. Por njëkohësisht pranoi se fotografinë nuk e ka verifikuar, para se të dilte me deklarata bombastike në publik./ABC News Albania 24/7