Joe Biden po kryeson sondazhet paraprake të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, Por sipas The Guardian kjo nuk garanton fitoren e tij. Media ndërkombëtare shkruan se Hillary Clinton kishte epërsi të qartë ndaj Trump në sondazhet përgjatë gjithës fushatës së vitit 2016 por përfundoi në dizavantazh.
Gjashtë nga tetë shtetet në të cilat u përqendrua The Guardian ishin ato që iu kthyen Trumpit në 2016 pasi mbështetën Barack Obamën në 2012.
Sondazhet – veçanërisht në disa prej shteteve të lëkundura – nënvlerësuan rëndë mbështetësit e Trump në 2016./mv.abcnews.al