Publikohet projekti për tunelin nëntokësor në Los Angeles

schedule16:43 - 19 Dhjetor, 2018

schedule 16:43 - 19 Dhjetor, 2018

Shumë shpejt Los Angeles, do të ketë një tunel nëntokësor me qëllimin për të lehtësuar trafikun rrugor në qytet. “Boring Company” ka kompletuar korsinë e parë eksperimentale të projektit duke premtuar se automjetet nën tokë mund të arrijnë shpejtësinë e 241 kilometrave në orë.

Të zgjidhësh problemin e trafikut duke zgjedhur një rrugë nëntokësore. Është kjo ideja që I lindi dy vjet më parë Elon Musk e që tashmë po nis të marrë formë. Është publikuar korsia e parë eksperimentale e tunelit nëntokësor që premton të lehtësojë trafikun në Los Angles. I gjatë 3.2 kilometra dhe me diametër 3.66 metra. Në të ardhmen do të lejojë një shpejtësi prej 241 kilometrash në orë falë kapsulave që përmban.

Pas negociatave me institucionet për të marrë lejet e duhura për të gërmuar tunele nën qytet, “Boring Company” shoqëria e themeluar nga miliarderi afrikano jugor, ka përfunduar korsinë e parë të tubit nëntokësor. Automjetet elektrike, të zbritura nën tokë nëpërmjet një sistemi ashensorësh, do të vendosen në kapsula dhe do të lidhen me binarët duke u transformuar në vagone  të vegjël pasiv. Udhëtimet e para të provës u kryen me objektivin për të krijuar një rrjet nëntokësor, të zhvilluar në disa nivele. Në gjendje për të lëvizur më shumë se 4 mijë automjete brenda një ore. Pasi ka dërguar një satelit pranë orbitës së planetit Mars, Musk pretendon të revolucionojë lëvizjen urbane duke transferuar trafikun nën tokë. /abcnws.al