Islanda konsiderohet si vendi i lexuesve, që mban rekordin për numrin më të madh të shkrimtarëve për numër banorësh. Vetë kryeministrja e vendit është e diplomuar në letërsi dhe ka shkruar një libër. Por publikimi i një libri që mohon Holokaustin ka shkaktuar reagime të ashpra
Botimi surprizë i përkthimit të një libri amerikan që mohon Holokaustin, shkaktoi skandal në Islandën e civilizuar pak ditë para Krishtlindjeve, në periudhën tradicionale të javës së librit: kohë në të cilën të gjithë blejnë libra për të lexuar dhe për të dhuruar. Në asnjë vend tjetër të botës blihen apo dhurohen kaq shumë libra, sidomos për Krishtindje, si ndodh në Islandë. Këtë vit shitjet dhe prenotimet janë shtuar me 57 për qind në krahasim me vitin 2019.
Publikimi i librit përbën skandal dhe shkaktoi reagime në nivel botëror, dhe për herë të parë shoqëria islandeze pyet veten në se ka kufijtë të mundshëm për lirinë e shprehjes dhe publikimit. Përkthyesi i librit është një person i panjohur deri tani Björn Jónsson, pronar i një kompanie transportesh me autobus në kryeqytetin Reykjavík.
Teksti origjinal në gjuhën angleze quhej “Falsiteti i shekullit të 20-të – çështja kundër shfarosjes së supozuar të hebrenjve në Europë. Libri ishte botuar në vitin 1976 dhe ka autor amerikanin Arthur R.Butz. Jónsson jo vetëm e publikoi por dhe e reklamoi në katalogun letrar shumë-popullor që çdo vit para Krishtlindjeve shpërndahet në shtëpitë e rreth 350 mijë banorëve të ishullit
Në përkthimin islandez, titulli i librit është “Saga e shpifjeve të shekullit 20”. Libri i cili është i ndaluar në Gjermani dhe në shumë vende të tjera, shkaktoi zemërim dhe në një vend shumë të dashuruar me librat, sa që vetë kryeministrja është e diplomuar në letërsi kriminale dhe ka shkruar një libër policesk.
Më Islandë, debati i gjallë letrar – asnjë vend tjetër në botë nuk ka kaq shumë shkrimtarë për numër banorësh – bazohet zakonisht tek letërsia bashkëkohore, tek origjina e sagave të trashëgura nga vikingët apo tek trashëgimia kulturore e çmimit Nobel Haldór Laksness.
Për negacionizëm apo anti semitizëm nuk ishte folur asnjëherë./abcnews.al