Personi që shihni në foto është i dyshuari për sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë, ku mbetën 5 persona të vdekur dhe mbi 200 të plagosur.
Fotoja e të dyshuarit të identifikuar si Taleb al-Abdulmohsen, është marrë nga të dhënat e një grup aktivistësh me bazë në SHBA, RAIR Foundation USA.
I dyshuari nuk është identifikuar akoma zyrtarisht nga autoritetet, por mediat gjermane tashmë e quajnë atë “Taleb A”. RAIR Foundation USA ka kryer një intervistë me al-Abdulmohsen më 12 dhjetor.
I lindur në Arabinë Saudite në vitin 1974, mjeku tani më 50 vjeç kishte mbërritur në Gjermani në vititn 2006 duke kërkuar azil nën arsyetimin se ai kishte hequr dorë nga Islami dhe se kishte frikë për jetën e tij. Që prej vitit 2016 ai gëzonte statusin e refugjatit politik dhe punonte si mjek psikiatër në një klinikë në Bernburg, një qytet me 32 mijë banorë rreth 50 kilometra në jug të Magdeburgut.
Në postimet e tij në rrjetet sociale ku kishte një foto kallashnikovi, 50 vjeçari shkruante se autoritetet Gjermane janë kundër refugjatëve Sauditë dhe kërcënonte se hakmarrja do të vinte së shpejti. Taleb Al Abdulmohsen shkruante në rrjetet e tij sociale në gusht të këtij vitit se nëse Gjermania donte luftë, atëherë luftë do të kishte pasi sipas 50 vjeçarit Gjermania kishte kryer krime ndaj emigrantëve saudit./abcnews.al