Ka shkuar në katër numri i viktimave nga sulmi terrorist në Vjenë. Transmetuesi publik austriak raporton se një person i katërt ka humbur jetën.
Bëhet fjalë për një grua ndërsa bilanci përfshin dy burra dhe dy gra civilë. Po ashtu, mes viktimave është edhe një nga sulmuesit që u qëllua nga policia. Agjencia Austriake e Shtypit (APA) thotë se shtatë të tjerët janë në rrezik për jetën.
Ndërkohë, në media është publikuar po ashtu edhe fotoja e një prej sulmuesve, i cili sipas një gazetari austriak është me origjinë shqiptare.
Personi në foto, që dyshohet të jetë Kurtin S. pozon i armatosur “deri në dhëmbë” ndërsa mediat raportojnë se para se të bënte sulmin, ai ishte betuar për besnikëri ndaj kreut të ri të milicisë terroriste ISIS, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Quraishi. s.b/abcnews.al/