Publikohet email-i i ish-punonjësit të OceanGate: Si i paralajmëroi kolegët për rrezikun e Titan

schedule10:43 - 4 Korrik, 2023

schedule 10:43 - 4 Korrik, 2023

Mediat kanë bërë publik e-mailin që një nga ish-punonjësit e Ocean Gate i kishte dërguar një kolegut të tij duke ngritur shqetësime rreth sigurisë së nëndetëses Titan.

Në emailin e dërguar David Lochridge i tregonte kolegut të tij se ishte i shqetësuar se CEO i kompanisë do të vriste veten dhe të tjerët në përpjekje për të kënaqur egon e tij.

Lochridge ishte dikur drejtori i operacioneve detare në OceanGate dhe punoi për kompaninë mes vitit 2015 dhe 2018. Më pas ai u pushua nga puna pasi ngriti pikëpyetje rreth sigurisë së nëndetëses dhe për procesin me të cilin ajo u ndërtua, raporton abcnews.al.

Paralajmërimet, sipas raportimeve u bënë nga fabrika e prodhimit gjysmën e dytë të 2017, por nuk që nuk u morën parasysh dhe kompania vijoi nga prodhimi te testimi i mjetit zhytës.

Dhe mesa duket, Lochridge i dërgoi një email kolegut të tij Rob McCallum, i cili po ashtu u largua nga kompania për shqetësimet që kishte rreth sigurisë së nëndetëses, për t’i thënë se ishte i shqetësuar që CEO i OceanGate, Stockton Rush do të përfundonte duke vdekur në nëndetëse.

“Nuk dua të dukem si spiun, por jam shumë i shqetësuar se ai mund të vrasë veten dhe të tjerët në përpjekje për të kënaqur egon e tij,” shkroi Lochridge ne Email sipas The New Yorker.

Inxhinieri vijoi më tej: “Do ta konsideroja veten shumë kurajoz nëse bëja gjëra që janë të rrezikshme, por ajo nëndetëse është thjesht një aksident që pritet të ndodhë.”

“Nuk ka asnjë shans që unë të marr para për të zhytur atë gjënë në det.”

Sipas raportimeve, Lochridge kishte inspektuar çdo centimetër të nëndetëses dhe kishte evidentuar një mori problemesh serioze të cilat sollën edhe fundin e pesë pasagjerëve përfshirë këtu edhe drejtuesin e kompanisë Ocean Gate.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!