Publikohen të tjera përgjime të dosjes “Babalja”

schedule09:48 - 2 Prill, 2019

schedule 09:48 - 2 Prill, 2019

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka publikuar mbrëmë në emisionin “Opinion” në TV Klan të tjera përgjime bisedash, pjesë e dosjes së prokurorisë për çështjen e njohur si “Babalja”.

Është fjala për biseda telefonike mes Fredi Alizotit, i arrestuar në Tetor të vitit të kaluar, i dyshuar si personi që aktroi zërin e Agron Xhafajt dhe ish-drejtorit të Policisë së Qarkut Fier, Albert Nushi.

Në përgjime dëgjohet Alizoti të thotë se kërkon të takojë shefin e madh dhe se nuk ka kthim pas nga ajo që ka vendosur.

Po ashtu në një tjetër bisedë telefonike të përgjuar, ish-drejtori i Policisë së Fierit, Nushi, i kërkon Fredi Alizotit të shkojë të takojë prokurorin e çështjes “Babale”. Por sipas ish-deputetit Salianji, për këtë takim mes Alizotit dhe prokurorit nuk ka asnjë procesverbal në organin e akuzës.

Gjithashtu në përgjime është dhe një bisedë e Fredi Alizotit që shantazhon një punonjës të një kompanie private, duke u paraqitur si mik i Aldo Bares. Ish-deputeti demokrat tha në “Opinion” se prokuroria, ndonëse ka në dorë këtë përgjim që implikon Alizotin si gjobëvënës, nuk ka nisur asnjë procedim ndaj tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!