Janë bërë publike pamjet kur Ferrari me vlerë 500 mijë paund u përplas me 3 makina të parkuara 4 ditë më parë.
Hipermakina SF90, e njohur si “makina më e shpejtë e dekadës” shtypi plotësisht automjetet e parkuara në pak sekonda.
Përplasja u kap në pamjet e kamerave CCTV dhe u publikua ditën e sotme.
Në video shihet se makina shfaqet papritur përpara se të përplaset me automjete që ndodheshin në parkuara në rrugë.
Makina, me vlerë gjysmë milioni paund, më pas goditi dhe dy automjetet e tjera duke shkaktuar dëme mjaft të kushtueshme.
Shoferi i hutuar më pas shihet duke dalë nga makina përpara se policët dhe ekipet e zjarrfikësve të shkonin në vendin e ngjarjes.
Nuk dihet se sa shpejt po udhëtonte makina./abcnews.al/