Publikohen fotot e festave të ndaluara të Johnson gjatë pandemisë

schedule15:53 - 24 Maj, 2022

schedule 15:53 - 24 Maj, 2022

Rrjeti televiziv britanik ITV News ka publikuar katër fotografi të kryeministrit teksa është duke pirë me disa zyrtarë në selinë e qeverisë britanike: ishte 13 nëntor 2020, vetëm tetë ditë pasi ai dha urdhërin për një mbyllje totale të Mbretërisë së Bashkuar për shkak të infektimeve me Covid.


Fotografitë e publikuara vënë në dyshim deklaratat e Johnson sipas të cilave ai nuk ishte në dijeni të shkeljes së rregullave në Downing Street gjatë pandemisë.

Fotografitë janë publikuar gjatë një feste në nder të drejtorit të atëhershëm të komunikimin të kryeministrisë, gazetarit Li Kein, i cili më pas dha dorëheqjen, me tetë persona në këmbë afër njëri tjetrit, përvec fotografit.

Sipas ITV News në festë ishin të pranishëm dhe persona të tjerë që nuk kanë dalë në fotografi pavarësisht rregullave në fuqi në atë kohë që i lejonte vetëm dy personave nga familje të ndryshme për tu takuar brenda një shtëpie. Televizioni britanik shtoi se vendosi të publikonte footgrafitë pasi e gjykonte në interes të publikut, por nuk ka bërë publike identitete e personave të tjerë në fotografi.

/abcnews.al