Të tjera detaje janë publikuar pas rrëzimit të një aeroplani në Maqedoninë e Veriut pasditen e djeshme. Viktimat janë të gjithë anëtarë të një familjeje; Boshnakov Georgi, bashkëshortja e tij, si dhe dy vajzat binjake të moshës 14-vjeçare. Viktimat, sipas autoriteteve maqedonase, janë shtetas bullgarë.
Ekipet e kërkimit vazhdojnë punën për të gjetur trupat e pajetë dhe mbetjet e aeroplanit të aksidentuar në malin e Jakupicës në Maqedoninë e Veriut. Aksidenti fatal ka ndodhur rreth orës 16.00 të ditës së djeshme, kur piloti ka humbur komunikimin me qendrën e kontrollit të fluturimeve.
Nga informacionet e para u theksua se fatkeqësia ka ndodhur si pasojë e motit të keq dhe turbulencave. Aeroplani ishte i tipit “Cesna P210N” dhe po fluturonte nga Ohri për në Sofje./abcnews.al