Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Publikohen e-mailet e Epstein/ Në komunikime përmendet emri i Donald Trump

schedule20:02 - 12 Nëntor, 2025

schedule 20:02 - 12 Nëntor, 2025

Emri I Donald Trump ka dalë sërish në dritë në çështjen e Jeffry Epstein, I dënuari për trafikim dhe abuzim seksual që ndërroi jetë në burg në vitin 2019. Në disa emaile të publikuara nga Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve, kuptohet se Trump, ishte në dijeni të veprimeve të Epstein.

Emailet drejtuar bashkëpunëtores dhe ish partneres së Epsteinit, Ghislaine Maxwell, e cila u dënua për trafikim seksual, dhe autorit Michael Wolff përfshijnë biseda në të cilat Epstein pohon se Trump kaloi kohë të konsiderueshme me një grua të cilën Demokratët e Mbikëqyrjes e përshkruajnë si viktimë të trafikimit seksual të ish financierit.

Emailet gjithashtu përfshijnë një mesazh në të cilin Epstein pohon se Trump “dinte për vajzat”, referuar viktimave të trafikimit të Epstein. Të dhënat e publikuara së fundi përfshijnë gjithashtu emaile mes Epstein dhe Wolff, përfshirë një nga janari 2019 gjatë mandatit të parë të Trump dhe rreth shtatë muaj para se Epstein t’I jepte fund jetës në burg.

Në këtë email Epstein i shkroi Wolff me sa duket për t’iu përgjigjur pretendimit të Trump se ai i kërkoi Epstein të hiqte dorë nga anëtarësimi i tij në Klubin Mar-a-Lago të presidentit. Ku sipas financierit ai nuk kishte qenë kurrë anëtar.

“Trump tha se më kërkoi të jepja dorëheqjen, unë nuk isha kurrë anëtar… sigurisht që ai dinte për vajzat pasi i kërkoi Ghislaine të ndalonte”, thuhet në email.

Trump kishte deklaruar se e largoi Epstein nga klubi I tij në Mar a Lago në Florida, pasi ai merrte vajzat e reja që punonin atje, por presidenti ka mohuar të ketë dijeni të krimeve të tij. Nga dëshmite e viktimave, më e zëshmja mes tyre Virginia Giuffre, është kuptuar se ishte Maxwell ajo që iu afrohej vajzave të reja, për t’I trafikuar me qëllim abuzimin nga Epstein dhe personazhe të tjerë të njohur, mes tyre edhe zyrtarë të lartë shtetesh.

Në një email tjetër, Wolff I shkroi Epstein më 15 dhjetor të vitit 2015, dita e një debate paraprak mes republikaneve për të zgjedhur kandidatin për president. “Dëgjova se CNN planifikon ta pyesë Trumpin sonte për marrëdhënien e tij me ty – qoftë në transmetim ose në një takim më pas”, thuhet se i shkroi Wolff Epsteinit.

Këtij emaili Epstein iu përgjigj duke thënë: “Nëse do të ishim në gjendje të hartonim një përgjigje për të, cila mendon se duhet të ishte?”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!