Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Publikohen dëshmitë e Clinton/ “Epstein”, komiteti i Kongresit nxjerr pamjet e rrëfimit

schedule15:28 - 3 Mars, 2026

schedule 15:28 - 3 Mars, 2026

Janë bërë publike videot e dëshmive të Bill dhe Hillary Clinton para një komisioni të kongresit amerikan, në lidhje me pedofilin Jeffrey Epstein.

Dëshmitë zgjatën orë të tëra gjatë dy ditëve javën e kaluar. Ashtu siç ishte bërë publike më herët, ish presidenti tha se i kishte dhënë fund raporteve me Epstein vite para se ai të dënohej në vitin 2008 për prostitucion të një vajzë të mitur.

Siç ka ndodhur edhe më parë ai pranoi që ka udhëtuar me avionin privat të Epstein, ndërsa theksoi se nuk mban mend çdo gjë që ka ndodhur.



“Unë i bëra ato udhëtime me avionin e tij. Dhe ju keni të drejtë t’i bëni këto pyetje. Kështu që jam e lumtur që jam këtu. Dhe. Do të jem 80 vjeç nëse jetoj deri në ditëlindjen time të ardhshme. Nuk mbaj mend gjithçka që ndodhi 24 vjet më parë, por mbaj mend disa gjëra. Dhe do t’ju tregoj atë që mbaj mend sa më mirë që të mundem”, është shprehur Clinton.

Dëshmia e Hillary Clinton, ish sekretare e Shtetit zgjati më pak, por u shoqërua nga momente të tensionuara, pasi në momentin që ajo merrej në pyetje, një përfaqësuese demokrate ndau një foto nga seanca që ishte me dyer të mbyllura.

Pasi imazhi u publikua ish sekretarja e shtetit dhe avokati i saj kërkuan ndërprerjen e seancës.

“Nuk do të vazhdoj me këtë gjë. Nëse ju po bëni diçka të tillë, unë kam mbaruar. Mund të më vendosni përballë përgjegjësisë për shpërfillje të Kongresit. Kjo është thjesht sjellje tipike nga ana juaj”, ka thënë Hillary Clinton.

Demokratët thanë se incidenti, i cili shkeli rregullat e komitetit për dëshmitë, nënvizoi se sa e rëndësishme ishte që të dëshmia të bëhej me dyer të hapura, ashtu siç kishte kërkuar edhe vetë çifti Clinton.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!