Publikimi i raportit të Mueller, bie popullariteti i Trump

schedule22:45 - 19 Prill, 2019

schedule 22:45 - 19 Prill, 2019

Publikimi i raportit të Robert Myler ka ndikuar negativisht në popullaritetin e presidentit Donald Trump. Sipas një sondazhi të kryer në ditët e fundit, kundrejt Trump ka një rënie të elektoratit që aprovonte performancën e tij dhe një rritje të qytetarëve që mendojnë se ai është i lidhur me Rusinë.

Numri i amerikanëve që aprovojnë figurën e presidentit Donald Trump ka rënë me 3 pikë përqindje pas publikimit të raportit mbi ndërhyrjen ruse, duke shënuar nivelin më të ulët që nga fillimi i vitit. Sondazhi, i realizuar të enjten dhe të premten nga agjencia “Reuters” dhe kompania “Ipsos” tregon se 37 për qind e të rriturve në Shtetet e Bashkuara aprovojnë performancën e Trump në detyrë, më pak se 40 për qind që ishin në një sondazh të kryer më 15 prill. Gjithashtu, kuota është 6 pikë përqindje më poshtë se një tjetër anketë e zhvilluar në mars, kur prokurori i përgjithshëm Uilliam Berr publikoi një përmbledhje të raportit të Robert Myler. Sondazhi i fundit ka konstatuar gjithashtu se 50 për qind e amerikanëve mendojnë se Trump ose dikush nga stafi i tij elektoral bashkëpunoi me Rusinë për të ndikuar në zgjedhjet e 2016-s dhe 58 për qind janë dakord me tezën se Trump u përpoq të pengonte hetimet mbi ndërhyrjen e Kremlinit. 40 për qind thanë gjithashtu se Trump duhet të inkriminohet, ndërsa 42 për qind u shprehën kundër kësaj. Përgjigjet në sondazh dallojnë edhe për nga vijat partiake, me demokratët që janë shprehur shumë më kritikë ndaj presidentit sesa republikanët./abcnews.al