Publikimi i listës së pagave, Gent Progni: Alarmi ra, por të dhënat u fshinë

schedule23:28 - 11 Janar, 2022

schedule 23:28 - 11 Janar, 2022

Eksperti i IT-së, Gent Progni deklaroi në “Log.” në ABC se në rastin e përpilimit të të dhënave personale ka pasur një alarm që ka funksionuar por “gjurmët” e tij janë fshirë bashkë me të dhënat e atyre që janë futur në sistem. Ai tha se përpilimi i këtyre të dhënave janë bërë në AKSH.

“Kemi bërë një gabim amatoresk. Kemi grumbulluar të dhënat, i kemi nxjerrë dhe tani po i ruajmë. Përpunimi i të dhënave është bërë në AKSH. E-Albania ka të njëjtën logjikë të këtij përpunimi. Është përdorur edhe sistemi i E-Albanias për të grumbulluar këto të dhëna.

Unë them që alarmet kanë funksionuar dhe janë fshirë. Edhe të dhënat se kush është futur, janë fshirë. Ai që ka pasur për të ndezur alarmin ai edhe e ka fikur. Ka njerëz që nuk kanë llogari në E Albania por të dhënat e tyre janë publikuar. Me këtë siguri që kemi mendoj që duhet të kemi kujdes edhe me instalimin e këtij aplikacioni”, tha ai. /Abcews.al