PSV Eindhoven është në pritje të ofertës së Real Madridit për sulmuesin Cody Gakpo, i cili ka shënuar tre gola për Holandën në këtë Botëror.
Sipas Diario AS, PSV pret që Real Madrid të bëjë një ofertë fitimprurëse për Gakpo. Kujtojmë se klubi holandez e vlerëson lojtarin e tij në shumën 60 milionë paund. Ai mund të largohet që në merkaton e janarit, por sipas thashethemeve të mëparshme, “klubi mbretëror” nuk planifikon të blejë askënd këtë dimër.
Një tjetër pretendent serioz për Gakpon është Manchester United, i cili dëshiron ta blejë lojtarin me kërkesë të trajnerit Eric ten Hag. /G.D abcnews.al/