Psikologët zbulojnë: Pse e duam kaq shumë akulloren?

schedule16:49 - 30 Maj, 2022

schedule 16:49 - 30 Maj, 2022

Njerëzit hanë jo vetëm kur janë të uritur, por edhe kur duan të shtypin disa emocione, trishtim, pakënaqësi, stres ose zemërim, besojnë psikologët. Psikologët besojnë se akullorja vepron mbi ne si qetësues. Produktet e qumështit kanë një efekt qetësues.

Çokollata ndihmon edhe në shumë situata “krize”, sidomos kur ndihemi të shqetësuar. Ky ushqim, së cilës është e vështirë t’i rezistosh, shkakton një ndjenjë kënaqësie, sepse stimulon lirimin e hormoneve dopamine dhe serotonin, pohojnë mjekët.

Megjithatë, që të mos dëmtojë shëndetin duhet që ta konsumoni në moderim. Megjithatë, ka mënyra më efektive për të arritur paqen e mendjes. Provoni joga ose teknikat e frymëmarrjes së thellë. Nga ana tjetër, zemërimi rrit dëshirën për ushqime krokante dhe të kripura, si patatinat.

Nëse doni të shmangni ushqimin, largoni mendimet tuaja nga problemi me një aktivitet tjetër. Më së miri do të ishte të bëni një shëtitje ose vrap – në këtë mënyrë do të largoni adrenalinën e tepërt, por edhe do të shmangni marrjen e kalorive të panevojshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!