Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

PSG pagoi për të krijuar llogari false për të kritikuar Mbappen, mediat dhe klubet në mediat sociale

schedule18:31 - 12 Tetor, 2022

schedule 18:31 - 12 Tetor, 2022

PSG përdori llogari të rreme në Twitter për të kritikuar Kylian Mbappe.

Kështu thuhet në investigimin e Mediapart. Klubi i Parisit dyshohet se ka kryer fushata “të pista dhe mizore” për të fyer gazetarët, mediat, klubet dhe Mbappe.

Llogaritë e rreme filluan të kritikojnë sulmuesin në vitin 2019, kur u shfaqën thashethemet për largimin e tij në Real Madrid. Për shembull, llogaria @PanameSquad i kërkoi Mbappes të “punonte në heshtje” kur Kylian njoftoi se donte të qëndronte në ekip edhe pse u eliminua nga Liga e Kampionëve.



Nga i njëjti llogari, Mbappe u kritikua se tha se duhet të marrë më shumë përgjegjësi. “Sikur të mund të bënit presion në fushë kështu”, thuhej në një mesazh.

Fushata u organizuan edhe kundër disa gazetarëve, si dhe kundër një vajze që akuzoi Neymarin për përdhunim. E gjithë kjo u organizua nga agjencia Digital Big Brother dhe u mbikëqyr nga departamenti i komunikimit të PSG. Pretendohet se janë përdorur “ushtri” të tëra llogarish false.

Klubi i mohoi akuzat: “Klubi nuk ka lidhur asnjëherë kontrata me agjencinë me qëllim të dëmtimit të individëve dhe institucioneve”. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!